Komiteti Për
Pakicat Kombëtare
Komiteti për Pakicat Kombëtare është krijuar me Ligjin 96/2017 “Për mbrojtjen e Pakicave Kombëtare në Republikën e Shqipërisë”. Komiteti ka qëllim sigurimin e mbrojtjes dhe promovimit të të drejtave dhe të interesave të pakicave kombëtare në RSH. Ai është institucion qëndror në varësi të Kryeministrit dhe përbëhet nga Kryetari, Nënkryetari dhe 9 anëtarë ( një anëtar për cdo pakicë të njohur zyrtarisht nga Republika e Shqipërisë).
Pakicat kombëtare në Republikën e Shqipërisë janë pakicat greke, maqedonase, arumune, rome, egjiptiane, malazeze, boshnjake, serbe dhe bullgare.
Komiteti për Pakicat Kombëtare është organ konsultativ i qeverisë në lidhje me cështjet dhe problematikat që kanë të bëjne me të drejtat e pakicave kombëtare në Shqipëri.
Historiku dhe Kompetencat
Komiteti për Pakicat Kombëtare është organ konsultativ i qeverisë në lidhje me cështjet dhe problematikat që kanë të bëjne me të drejtat e pakicave kombëtare në Shqipëri. Komiteti ka të drejtë t’i propozojë organeve shtetërore çështje të rëndësisë së veçantë për pakicat, veçanërisht përsa i takon zbatimit të detyrimeve kushtetuese, si dhe të akteve të tjera të veçanta që rregullojnë të drejtat dhe liritë e personave që u përkasin këtyre pakicave. Gjithashtu ka të drejte t’i propozojë organeve të pushtetit, qendror dhe vendor masat e mundshme dhe konkrete për përmirësimin e nivelit te të drejtave të pakicave kombëtare.
Misioni
“Misioni i Komitetit për Pakicat Kombëtare është të sigurojë ushtrimin e të drejtave specifike të personave që u përkasin një pakice kombëtare, përfshirë këtu të drejtat kulturore, etnike, gjuhësore, fetare ose tradicionale të cilat janë të nevojshme për mbrojtjen e identitetit dallues të pakicave kombëtare, si një përbërës thelbësor i një shoqërie të integruar dhe që garantojnë mosdiskriminimin dhe barazinë e plotë para ligjit”.